VIDEO/ Mbikalimi i Vdekjes

Tuesday, 19 June 2018 13:11

Mbikalimet ofrojnë lehtësi dhe siguri në qarkullimin e këmbësorëve, por ka raste kur ndërtimi i tyre është bërë larg standardeve të duhura, duke u kthyer në problem për qytetarët.

I tillë është edhe mbikalimi në segmentin Plepa-Shkozet të Unazës së Durrësit. “Shumë keq është. Vetëm prej shkallëve që dalin aty ku nuk duhet ka vdekur një vajzë.

Banorët ndjehen të izoluar dhe shpesh të rrezikuar edhe për shkak të vonesave që u krijohen nga marrja në kohë e shërbimit shëndetësor për të sëmurët, ndërsa për invalidët, personat me aftësi të kufizuara që lëvizin me karrocë me rrota, mbikalimi është krejtësisht i papërdorshëm.

“Të venë rampa për invalidët ose të mundësojnë një rrugë dytësore. Jemi si lagje të persekutuarish. Një karrocë, një të sëmurë nuk ke ku e çon. Del direkt në rrugë”, thonë banorët. Ndërkohë në të dyja anët e tij, pjesët e poshtme të mbikalimit janë kthyer në vend për hedhjen e mbeturinave. TCH

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...