Një 29-vjeçar në Sarandë, është arrestuar në flagrancë, pasi në automjetin tip “Renault Twingo” ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 49.6 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Canbais Sattiva.
I arrestuari është Dritan Lika, 29 vjeç, banues në Ksamil Sarandë.
Njoftimi i plotë:
Gjirokastër
Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Dritan Lika, 29 vjeç, banues në Ksamil Sarandë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjtetin tip “Renault Tëingo” me traga AA 207 TX, të cilin ky shtetas e drejtonte ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 49.6 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Canbais Sattiva.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme. Neni 283 i Kodit Penal. (B.H/Faxëeb)