×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Po transportonin drogë drejt Greqisë, pranga 2 të rinjve (Emrat)

Tuesday, 19 June 2018 16:16

Policia ka arrestuar në flagrancë dy të rinjë pasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale brenda një çante, një sasi prej 21 kg e 400 gr lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, të cilën synonin ta trafikonin drejt Greqisë. Të rinjtë u kapën në afërsi të fshatit Kapshticë-Devoll, në vendin e quajtur “Lugina e vogël”.

Të arrestuarit janë Adriatik Rasa, 26 vjeç, banues në Lushnjë dhe Besart Skënderasi, 28 vjeç, banues në Vloçisht-Korçë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.06.2018, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me Seksionin kundër Narkotikëve, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Adriatik Rasa, 26 vjeç, banues në Lushnjë.

Besart Skënderasi, 28 vjeç, banues në Vloçisht-Korçë.

Pasi në afërsi të fshatit Kapshticë-Devoll, në vendin e quajtur “Lugina e vogël”, këtyre shtetasve shërbimet policore të patrullës së kufirit të gjelbër, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale brenda një çante, një sasi prej 21 kg e 400 gr lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, të cilën synonin ta trafikonin drejt Greqisë.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Modifikuar më Tuesday, 19 June 2018 16:23

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...