×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Veliaj: “Teatri nuk prodhon kujtime për vizitorët.” Le të prishet edhe ‘Koloseu’ atëherë!

Tuesday, 19 June 2018 20:53

Gjatë dëgjesës që kryetari i Bashkisë se Tiranës, Erion veliaj, mbajti me aktorët, ai tha se teatri nuk prodhon kujtime për vizitorët, por vetëm për aktorët.

Ai shtoi se vizitorët do mësonin më shumë për teatrin, vetëm nëse vetë aktorët do u tregonin kujtimet e tyre. Por praktikisht, godina nuk transmeton asgjë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka komentin e vet për këtë logjikë të shkëlqyer të kryetarit të bashkisë.

“Me logjiken e kryetarit të bashkisë Tiranë, kryetarja e bashkisë Romë duhet të prishi Koloseun meqenëse nuk janë gladiatorët gjallë që të na tregojnë për të.”, shkruhet në një status të publikuar së fundmi në faqen zyrtare të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, në Facebook.

Sakaq, rikujtojmë se aktorët kanë paralajmëruar grevë urie, nëse Veliaj nuk tërhiqet nga vendimi i tij për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ata kanë humbur besueshmërinë ndaj bashkisë dhe shtetit, për shkak të mos-transparencës.

Në radhët e politikanëve opozitarë përmenden  ‘Kinema 17 Nëntorin’, që ka përfunduar në qendër tregtare, dhe ‘Kinema Republika’ që është shndërruar në kullë. 

Dhe sipas tyre ky do të jetë edhe fati tragjik i Teatrit Kombëtar, nëse artistët dhe qytetarët e këtij vendi nuk arrijnë ta ndalojnë shembjen e tij./55news.al

Modifikuar më Tuesday, 19 June 2018 20:59
Login to post comments