Ramës i del kundër prishjes së teatrit edhe mbështetësi i tij

Tuesday, 19 June 2018 21:19

Arkitekti, piktori dhe shkrimtari i njohur, Maks Velo e kundërshton projektin e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

 

Gjatë një interviste në ‘Studio e Hapur’, në ‘News24’ Maks Velo tha se logjika e shembjes nuk të çon asgjëkundi dhe theksoi se teatri është në harmoni të plotë me godinat e bulevardit qendror të qytetit. Në gjithë këtë debat të prishjen apo jo të teatrit, arkitekti dhe artisti i njohur vëren 4 problematika kryesore.

“Për mua nuk duhet shembur. Aty janë 4 probleme. I tokës, i teatrit, i trashëgimisë, dhe i projektit të ri. Shpesh mundohen ti ngatërrojnë këto të katra. Por janë probleme veç e veç. Ajo tokë duhej dhuruar teatrit. Për faktin se për kaq vjet janë krijuar institucione. Aty janë thelëmuar të gjithë institucionet e kulturës. Ka një manipulim, ka një goditje të keqe. Vlerat vijnë nga vjetërsia. Francezët shitën një shishe verë të 1774 100 mijë euro. Trashëgimia është transmetimi i vlerave, ruajtja e tyre. Se kaq kemi. Teatri ka vlera. Ne po ngrejmë lart e poshtë gjëra gjigande dhe nuk ka harmoni ndërmjet gjërave. Nëse do ndërtohen ato godina pas, ke disa ndërtesa të larta, dhe tërë atë qarkullim. Nëse vendos edhe 10 mijë banorë aty..është shumë e diskutueshme. Argumentet me zjarrfikëse janë qesharake”, tha Velo.

Modifikuar më Tuesday, 19 June 2018 21:44
Login to post comments