Sot është dita e fundit e Provimeve të maturës po kiu vjen fundi. Ditën e sotme po zhvillohet testi i lëndëve me zgjedhje, në të gjitha shkollat e vendit.
Rreth 37 mijë maturantë dhe ish-maturantë po kryejnë testet me zgjedhje në të gjitha gjimnazet e Shqipërisë. Janë dy teste me zgjedhje që zgjasin 4 orë.
Janë dy teste që maturantët i zgjedhin vetë, lëndë që mund të jenë më të preferuarat, që do t’i sigurojnë edhe më shumë pikë.