Një tjetër sasi e madhe lënde narkotike është kapur në Vlorë.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë kapur më shumë se 800 kilogramë kanabis sativa në vendin e njohur me emrin Gjiri i Bristanit.
Droga është gjetur në një magazinë në breg të detit.
Bashkë me drogën është gjetur dhe një sasi e madhe benzine e mbushur në bidonë që do të përdoreshin për të mbushur gomonen.
Nuk bëhet e ditur ende për persona të arrestuar.