Blegtoria në mbijetesë, numri i krerëve bie për të gjitha llojet me 2017

E mërkurë, 20 June 2018 13:54

Edhe pse Shqipëria ka një terren të përshtatshëm për të zhvilluar blegtorinë, sektori nuk po gjallëron më ritmet që duhet përkundrazi bizneset e fushës kanë hyrë në një cikël mbijetese për shkak të mosfunksionimit të zinxhirit dhe kostove të larta.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2017 u vu re një rënie e numrit të krerëve të bagëtive si në gjedhë dhe në imta. Numri i gjedhëve në vitin 2017 është 475.215 krerë, duke shënuar një rënie me 3,4%, në krahasim me vitin 2016.
Në vitin 2007 u numëruan gjithsej 1.925.511 krerë, ose 2,3% më pak se në vitin 2016. Kategoria kryesore e të leshtave janë delet e qumështit me rreth 73% ndaj totalit të tufës.
Numri i dhive ra me 0.3% në krahasim me vitin 2016. Kategoria kryesore përfaqësohet nga dhitë e qumështit, me 76,9% ndaj totalit të tufës.
Gjithashtu numri i derrave ishte 180.087 krerë, duke shënuar një rënie vjetore me 0,5%, krahasuar me vitin 2016. Përqendrimi më i madh i numrit të krerëve është në Lezhë me 36,5% dhe Shkodër me 28,2% ndaj totalit të gjithë krerëve.
Prodhimi i qumështit në vitin 2017 është rreth 1,2 milion tonë, duke u rritur me rreth 1%, në krahasim me vitin 2016. Struktura e prodhimit të qumështit, referuar vitit 2017 është: qumësht lope 85,0%, qumësht dele 7,5% dhe qumësht dhie me 7,5%.
Në 2017, prodhimi i qumështit nga lopët është 982.510 tonë, ose 0,8% më shumë krahasuar me 2016. Rendimenti mesatar vjetor i qumështit në nivel vendi në 2017 është 2.849 kg për krerë duke u rritur me 3,7% krahasuar me 2016.
Prodhimi i qumështit nga delet, për vitin 2017, ka shënuar rritje me 2,3% krahasuar me vitin 2016.
Rendimenti mesatar vjetor, në nivel vendi i qumështit të deles është 61,3 kg për krerë duke shënuar një rritje me 2,2% krahasuar me vitin 2016.
Prodhimi i qumështit nga dhitë në 2017 është 2,2 % më i lartë se një vit më parë. Rendimenti mesatar vjetor i qumështit të dhive në nivel vendi është rreth 122 kg për krerë duke u rritur me 2% krahasuar me vitin 2016. Prodhimi i mishit peshë e gjallë është 161 mijë tonë, duke u rritur me 0,9%, në krahasim me vitin 2016.
Fermat blegtorale, që pas krizës së vitit 2008 u panë një zgjidhje e mirë për diversfikimin e investimeve për disa biznese që tradicionalisht ishin të lidhura me aktivitetin e  ndërtimit dhe tregtisë sot po rezultojnë një zhgënjim. Jo vetëm ata, por i gjithë sektori i organizuar në ferma blegtorale ka hyrë në një cikël falimentimi, për shkak të kostove të larta që ka krijuar mungesa e ekonomisë së shkallës nga njëra anë dhe nga informaliteti i lartë nga ana tjetër.
Operatorët pohojnë se nga 16 fermat e mëdha të gjedhit vetëm 4 prej tyre janë më të njëjtët pronarë, teksa të tjerat janë shitur ose kanë falimentuar. Edhe pse investimet në sektor janë shtuar numri i bagëtive sidomos për gjedhin ka pësuar rënie ne krahasim me para një dekade.
Nga të dhënat zyrtare të INSTAT shihet se numri i krerëve të gjedhit me 2016 ka rënë me 30% në krahasim me vitin 2001, numri i dhive ka rënë me 8% dhe gjithashtu në rënie të lehtë është edhe numri i deleve. Monitor

 

kafshe.png

Modifikuar më E mërkurë, 20 June 2018 13:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...