Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu iu është bashkuar reagimeve pas deklaratës së zv.ministrit të Brendshëm Julian Hodaj, se Shqipëria mund të pranonte një kapacitet prej 600 mijë refugjatësh sirianë. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Mediu e cilësoi këtë lajm të dhënë për median gjermane ZDF, një çmenduri të madhe. Sipas kreut të PR-së Shqipëria nuk ka mundësi që të riatdhesojë dhe riintegrojë shqiptarët e kthyer nga Siria, ndërsa shtoi se ndërtimi i këtij kampi është kërcënim serioz për sigurinë e vendit.
Postimi i plotë
“Te dashur miq, deklarimi I Zv/Ministrit te Brendshem dhe njoftimet e medias nderkombetare nxjerrin zbuluar Ramen si genjeshtar
Nuk ka cmenduri me te madhe sesa te deklarosh se mund te pranojme nje numer te madh refugjatesh nga SIRIA
Se pari ne nuk kemi mundesi te riatdhesojme dhe riintegrojme shqiptaret qe shkuan ne Siri dhe familjet e tyre.
Se dyti ky eshte kercenim serioz afatgjate per sigurine e vendit tone
Se treti do te thote preznece aktive e terrorizmit ne Shqiperi
Se katerti fuqizim i krimit te organizuar trafikut te qenieve njerezore njesoj si trafiku i kanabisit dhe kokaines me mbeshtetje politike dhe qeveritare.
Kjo eshte cmendurri dhe maskarallëk”, shkruan Mediu.