Shitblerjet e bankave – Brumbulli: Tregu bankar do të forcohet

E mërkurë, 20 June 2018 17:55

Bisedimet për shitblerje në sektorin bankar janë më intensive se kurrë më parë. Në fillim të këtij muaji, Banka e Shqipërisë miratoi blerjen e NBG Bank nga Banka e Amerikane e Investimeve, ndërkohë që dy banka të tjera të rëndësishme, Tirana Bank dhe Societe Generale, janë drejt ndryshimit të pronësisë. “Scan Magazine” raporton se një bankë e re nga Bashkimi Europian do të hyjë në Shqipëri për herë të parë pas një dekade. Bëhet fjalë për bankën më të madhe hungareze, OTP.

Ndërkohë, gara për blerjen e Tirana Bank po zhvillohet kryesisht mes subjekteve vendase, me përjashtim të një banke investimesh nga Libani, subjekt sidoqoftë me një profil të ulët. Sekretari i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, thotë në një intervistë për Tv Scan se ajo që po ndodh në tregun bankar është pjesë e një cikli normal të biznesit, ku disa investitorë kanë më pak interes për tregun shqiptar dhe kanë vendosur të largohen, ndërsa disa të tjerë, sidomos aktorë lokalë, janë të interesuar për t’u rritur.

Një tendencë e dukshme në tregjet e Europës Juglindore është ulja e ndikimit të grupeve bankare të Eurozonës, që në një pjesë të madhe kanë vendosur të largohen, duke u fokusuar më shumë në forcimin e aktiviteteve të tyre në vendet e origjinës. Rënia e interesit nga investitorët strategjikë me përvojë ka bërë që blerës të interesuar të jenë bankat lokale, por edhe subjekte që vijnë nga jashtë këtij biznesi dhe që po përpiqen të përfitojnë nga ky moment i favorshëm për të hyrë në tregun bankar. Kjo gjendje ka hapur një diskutim teknik, nëse rregullatorët duhet t’i hapin dyert e tregut edhe për investitorë pa përvojë domethënëse në aktivitetin bankar. Zoti Brumbulli mendon se ky proces duhet të mbikëqyret me kujdes, por, sipas tij, në parim nuk duhet të mbyllet rruga për investitorë jo institucionalë, me kusht që të japin prova se kanë besueshmërinë e duhur.

Sipas tij, ulja e numrit të bankave nuk do të sjellë rënie të konkurrencës në sistemin bankar shqiptar. Më shumë se nga numri i bankave, konkurrenca përcaktohet nga sjellja e aktorëve të tregut dhe është fakt se në vitet e fundit shumë banka kanë mbajtur pozita krejtësisht pasive. Zoti Brumbulli mendon se një treg më i konsoliduar, ku të gjithë pjesëmarrësit të kenë ambicie për t’u rritur, do të ofrojë më shumë konkurrencë dhe më shumë përfitime për publikun. TV Scan

Modifikuar më E mërkurë, 20 June 2018 17:59

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...