‘Çdo qeveri do të bjerë nëse prek institucionet artistike!’, kështu deklaroi aktori dhe moderatori, Gentian Zenelaj, në edicionin e lajmeve të Syri.net.
Ai tha se në Shqipëri po shpenzohen miliona euro për t’u futur frikën shqiptarëve dhe po shkatërrohen institucionet kulturore.
“Sigurisht do bjerë çdo qeveri nëse preken institucionet artistike. Unë do dal në protestë dhe do të sulmoj çdo qeveri që sulmon shkatërron prish, fashit shuan një institucion kulturor, kjo qeveri duhet rrëzuar. Ne kemi përballë një ndërtesë që është Ministria e Brendshme, ku janë shpenzuar miliona euro, një ndërtesë që ju ka futur frikën shqiptarëve. Ndërkohë që po shkatërrohen institucionet kulturore.”, tha aktori dhe moderatori i mirënjohur. /syri.net