Aktori i njohur Arben Derhemi mori fjalën sot gjatë protestës së ditë për ditshme të artistëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
“Do bëjmë çdo gjë për të mbrojtur Teatrin, do hyjmë edhe në grevë urie.
Të vijnë të gjithë njerëzit të protestojnë këtu. Kjo verë tha dikush do jetë shumë e nxehtë.
Mos guxoni t’i afroheni Teatrit Kombëtar as edhe me një shkrepse se kjo nuk merr flakë, harrojeni,” tha Derhemi.
Aktori në mënyrë ironike para se të perfomonte një monolog nga pjesa e “At Zef Pllumit” të cilën e ka luajtur në Teatër tha: “Po merremi më shumë vesh me kafshët se sa me njerëzit”.