Gjyqtari i apelit drejt shkarkimit, i zbulohen lidhjet me krimin

E Enjte, 21 June 2018 08:46

Për herë të parë, Drejtoria për Sigurimin e Informacionit pranë Kryeministrisë i ka kërkuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, shkarkimin e një gjyqtari nga detyra, konkretisht të Ilir Toskës, për kontakte të papërshtatshme me botën e krimit.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë dali përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, për t’u njohur me rezultatin e verifikimit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale. Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e gjyqtarit Toska përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari. Në raportin e KPK thuhet se për Toskën janë kryer hetime të thelluara si dhe janë verifikuar deklarimet, të ardhurat dhe shpenzimet.

Në seancën dëgjimore të kësaj të mërkurës, Drejtoria e Sigurisë dhe Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka paraqitur një raport të detajuar dhe ka vlerësuar si të papërshtatshëm vijimin e ushtrimit të profesionit të gjyqtarit nga Ilir Toska. Kjo është hera e parë që DISK kërkon shkarkimin e një gjyqtari apo prokurori që prej nisjes së procesit të Vettingut.

Grupi i kontrollit  

Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Shërbimi i Kontrollit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë krijuar një grup pune për verifikimin e kontakteve të prokurorëve dhe gjyqtarëve me botën e krimit.

Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, me kërkesë të grupit të punës ose të institucioneve të rivlerësimit, ka të drejtë të komunikojë me shtetet e tjera për të marrë informacionin e nevojshëm për personat e përfshirë në krimin e organizuar ose për personat e dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar për qëllim të këtij ligji.

Grupi i punës, gjatë procedurave të kontrollit të figurës, bën verifikimin e saktë të identitetit në të shkuarën dhe të tashmen, për çdo individ; verifikimin nëse ka tendenca kriminale për përfshirjen në krimin e organizuar; vlerësimin e përgjithshëm, nëse individi mund të vihet nën presion nga struktura kriminale si dhe kontrollin nëse ka qenë, është ose tenton të angazhohet fshehurazi, vetëm, në bashkëpunim, ose në përbërje të një organizate kriminale.

Gjashtë ankesa

Sa i takon aspektit profesional, ndaj gjyqtarit ka pasur gjashtë ankesa nga qytetarët për vendime të dhëna. Denoncimet janë bërë nga shtetasit V.C, l.M, A.C, H.A, H.V dhe B.B, të cilat janë përfshirë në raportin e komisionit. Megjithatë, lidhur me anën profesionale sipas Inspektoratit të KLD, rezulton se Toska është i aftë profesionalisht, ndërsa sa i takon pasurisë, Toska ka në pronësi një apartament me sipërfaqe 83 m2 në zonën e “Ali Demit” si dhe 33% të një apartamenti tjetër banimi.

Sipas verifikimeve doli që Toska kishte vetëm këtë pasuri. KPK u tërhoq për vendim dhe ka caktuar datën 21 qershor, ditën e sotme, për të komunikuar shkarkimin ose jo të gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Ilir Toska. E pranishme në këtë seancë ka qenë edhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca.

Pasuria e gjyqtarit Ilir Toska

Gjyqtari posedon vetëm dy pasuri të paluajtshme, konkretisht një apartament me sipërfaqe 91.44 m2, me vlerë 50 292 euro, blerë me kursime, hua dhe me një kredi bankare si dhe 33% të një apartamenti banimi me sipërfaqe 68 m2, në vlerën 25 000 lekë. Në deklaratën fillestare, gjyqtari deklaron edhe 2 600 000 lekë para cash.

Ndërkaq, në vitin 2007, gjyqtari deklaron se ka blerë një autoveturë me vlerë 1 000 000 lekë. Sa i takon të ardhurave, gjyqtari deklaron vetëm pagën e tij, të ardhura nga disa projekte të ndryshme si dhe pagën e bashkëshortes./Shqiptarja.com

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...