Prokuroria e Korçës akuzon efektivet e Komisariatit, për mosdhënie ndihme ndaj 27-vjeçarit Enea Ftoit. Burime nga prokuroria bënë me dije se pas konkluzioneve te ekspertizës mjeko-ligjore, hetimet po vijojnë.
Fakti, qe 27-vjeçari nuk ka vdekur nga dhuna, nuk do të thotë, qe policia nuk ka përgjegjësi penale per vdekjen e tij. Burimet thanë se ka prova, qe efektivet e policisë, nuk i kanë dhene ndihme Enea Ftoit, edhe pse ai kishte shfaqur probleme shëndetësore gjate dy diteve te qëndrimit ne ambientet e Komisariatit.