×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Droga plas sheshit, zbulohet një parcelë në fshatin e origjinës së Saimir Tahirit

E Enjte, 21 June 2018 17:09

Historia e parcelave me kanabis nuk është mbyllur plotësisht në Shqipëri, ndonëse qeveria 'bërtet'  të kundërtën.

 Një ditë më parë u zbuluan qindra rrënjë në Delvinë dhe Vlorë.

Sot raportohet se një parcelë me rreth 66 rrënjë është zbuluar në fshatin Gusmar të Tepelenës, fshat i cili është edhe origjina e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Droga ishte mbjellë në vendin e quajtur ‘Përroi i Kozicës’. Policia thotë se e asgjësoi lëndën narkotike, si dhe kallëzoi në Prokurorinë e

Gjirokastrës 30-vjeçarin E.K, me detyrë kryeplak i fshatit Gusmar.

Modifikuar më E Enjte, 21 June 2018 17:11
Login to post comments