Rrugët në Shqipëri vijojnë t’i marrin jetën përdoruesve të tyre, ku vetëm në muajin maj kanë humbur jetën në aksidente rrugore 17 persona.
Sipas institutit të Statistikave, në muajin Maj janë numëruar 155 aksidente rrugore nga 176 aksidente të ndodhur në Maj 2017, duke ulur me 11,9 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i të aksidentuarve në pesëmujorin e parë 2018, është 849 duke ulur 11,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë që numri i vdekurve nga aksidentet rrugore në muajin është 17 persona nga 16 që ishte një vit me parë.
Ndërsa në pesëmujorin e parë 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore ëshë 78 nga 93 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Maj 2018, aksidentet rrugore, në 81,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zëne 26,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 22,6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në pesëmujorin e parë 2018, aksidentet rrugore, në 19,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 1,5 % krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë. RD