×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Katastrofë mjedisore në Divjakë, plehrat hidhen pranë lagunës

E Enjte, 21 June 2018 21:45

Banorët e fshatit Gur të njësisë administrative Remas thonë se janë në prag katastrofe mjedisore dhe për këtë fajësojnë hedhjen e mbeturinave nga Bashkia Divjakë në një nga zonat e  mbrojtura, 500 metra prej lagunës së Karavastasë.

Prej më shumë se 4 vitesh bashkia Divjakë shkarkon këtu kamionët me mbetjet e grumbulluara në të gjithë zonën e Divjakës.

Ujërat që kalojnë nëpër plehra nga kodra zbresin në tokat e fermerëve e më pas përfundojnë në lagunë nëpërmjet kanaleve. Banorët thonë se kjo ndikon në cilësinë e kulturave bujqësore. Për më tepër që është ndotur laguna dhe kanë filluar të ngordhin peshqit madje edhe pelikanët e rrallë.

Hedhja e mbeturinave në këtë zonë është e paligjshme. Në vitin 2014 këshilli i komunës Remas vendosi që ta kthente këtë vend në pikë grumbullimi për mbetjet e bizneseve por nuk u miratua nga ana e ish nënprefektit të Lushnjës Ilir Dervishi, pasi komuna nuk e kishte në pronësinë e saj këtë vend.

yyu

yy

yu

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...