Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një shqiptar është ekzekutuar në shtëpinë e tij në Romë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën ‘Tota’, Valmontone, Romë. Siç shkruajnë mediat italiane, bëhet fjalë për një të ri, 33-vjeçar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë verifikimet e para për të zbardhur shkaqet e vrasjes. Mësohet se shqiptari është vrarë duke u mbytur, pasi policia ka zbuluar shenja të shumta në qafën e tij. Fqinjët kanë treguar se e shihnin rrallë. Shqiptari punonte si shofer i një autransportatori dhe ishte shpesh në udhëtim.