Drejtues të FRPD po zhvillojnë një vizite zyrtare ne Berlin. Axhenda e tyre nisi dje me takime me drejtues të Konrad Adenauer Stiftung dhe me bashkëbisedimin e me Florian C Feyerabend, Drejtori për Europën Juglindore pranë fondacionit KAS.
Sipas kreut të FRPD, Belid Këlliçi, mësohet se “zhvillimet politike në Shqipëri, sfidat me të cilat përballet rinia duke nisur nga situata ekonomike, arsimi e deri tek emigrimi, organizimi i Akademisë Politike të FRPD, si dhe ikja e trurit nga Shqipëria, ishin temat në qendër të bashkëbisedimit”.
Ndërkohë sot delegecioni I të rinjëve të PD është takuar me Philip Müller, sekretar i pwrgjithshwm i Junge Union, Forumit Rinor tw Kristian Demokrateve të CDU dhe gjithashtu forumi rinor me anëtarësinë me të madhe në Europë.
Lajmin e bën publik kreu i FRPD Këlliçi në një njoftim në rrjetin social facebook:
Kenaqesi sot te takonim mikun tone Philip Müller, sekretar i pergjithshem i Junge Union, forumit rinor te kristian demokrateve te CDU dhe gjithashtu forumi rinor me anetaresine me te madhe ne Europe ???????? ????????
Bashkepunimi i metejshem dhe forcimi i marredhenieve midis FRPD dhe JU, si dhe deshtimi i qeverise shqiptare per hapjen e negociatave me BE, per shkak te problemeve te theksuara me korrupsionin dhe trafikun e droges, ishin fokusi kryesor i bisedes tone. Gjithashtu ndaluam edhe tek ceshtjet e papunesise masive mes te rinjve dhe largimit te trurit nga Shqiperia per shkak te humbjes se shpreses.
Me pas vijuam bisedimet sebashku me perfaqesues te tjere te Junge Union dhe politikane rajonale si Tim Christopher Zeelen Mda, Dr. Adrian Haak dhe Hannah Niemeyer.