Zhduket në rrethana misterioze vëllai i ish gjeneral Gjin Markut, nga Bazi i Matit. Ndue Gjinaj (Marku) rezulton i zhdukur prej 5 ditësh dhe familjarët nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Ai kishte dalë me bagëti jo shumë larg banesës, por nuk është kthyer. Familjarët thanë se ai nuk ka patur probleme shëndetësore.
Prej 4 ditësh në kërkim të tij janë vënë dhjetëra banorë të zonës, të repartit të ushtrisë Burrel, efektiv të Komisariatit të Matit, por pa arritur të gjejnë asnjë gjurmë. Familjarët kërkojnë ndihmën e shtetit për të bërë kontroll të zonës nga ajri.