Një 53-vjecar ka humbur jetën në spitalin e burgut në Tiranë. Mësohet se viktima është Gëzim Allushi, i cili dyshohet se ka pësuar infarkt
“Më datë 21.06.2018, në spitalin e burgut, ka vdekur i dënuari, shtetasi G.A., vjeç 53, banues në Kamëz. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vdekje natyrale”- thuhet në njoftimin e policisë.
Allushi u arrestua më shkurt 2015, pasi u kap me 4 kallëpe dinamiti në brez. Ai u dënua me burg dhe vuante dënimin në burgun e Elbasanit. Për shkak të gjendjes shëndetësore, Allushi u dërgua në spital në Tiranë, ku pavarësisht ndihmës mjekësore nuk mundi të mbijetojë.