Kanë mjaftuar pak minuta shi gjatë ditës së sotme dhe rrugët e kryeqytetit janë përmbytur duke shkaktuar kaos në lëvizje.
Qindra qytetarë mbetën të bllokuar rrugëve të kryeqytetit, pasi lartësia e ujit arriti disa centimetra.
Por mesa duket kryebashkiaku Erjon Veliaj, ndryshe nga qytetarët e shikon situatën në Tiranë shumë më të qetë seç paraqitej në realitet.
Veliaj ka postur në Instagram disa foto, ku kryeqyteti duket i normalizuar, por këto pamje nuk i kanë shpëtuar syrit të komentuesve.
Komentuesit i shkruajnë të indinjuar kryebashkiakut duke u shprehur që të nxjerri dhe fotot e të gjitha rrugëve që ishin përmbytur në kohë rekord.
Madje aq të shumta kanë qenë komentet të cilat ‘kryqëzojnë’ kryebashkiakun, sa pjesa më e madhe e tyre janë fshirë.