Në kuadër të prosteave të Teatrit, ditën e sotme të ftuar nga aktorët janë petagogërt Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj.
Në fjalën e tij Marku u shpreh se nëse Teatri shembet artistët humbin nostalgjinë, por qytetarët humbin shumë më shumë.
“Jam ndjerë mirë nga reagimi juaj. Është një përzjerie që jep shpresë që çështja do të zgjidhet. Mendoj se një protestë nuk e ka thelbin tek numri i njerëzve. Po mbroni nderin e çdo qytetari shqipëtar. Unë mendoj që po u godit Teatri, goditet demokracia e një qytetërimi. Po të shohim rrënojat e qyteteve klasike, teatrot kanë pasur peshën kryesore. Tempulli, agoraja(demoracia) dhe teatri gjendeshin atëherë në qendrat e qyteteve.Për mua godina është e mirë. Fakti që është e vjetër do të thotë që të mos prishet. Goditja është shumë simbolike.”