Tiranë-Durrës, ARRSH njofton shtyrjen e afatit për hapjen e këtij aksi

Premte, 22 June 2018 20:54

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar sot shtyrjen e afatit për hapjen e aksit Tiranë-Durrës. ARSHH njofton se sonte në orën 23:00 do të hapet kalimi në aksin Maminas-Sukth-Shkozet, pjesë e autostradës Tiranë-Durrës, ku aktualisht po kryen punime për rehabilitimin e segmenteve të dëmtuara.

Sipas ARRSH për shkaqe të paparashikuara përmbyllja e punimeve në aksin Maminas-Sukth-Shkozet ka tejkaluar afatin e përcaktuar. Si pasojë e këtyre shkaqeve nuk është kryer hapja e kalimit, siç ishte parashikuar.

ARRSH kërkon që deri në orarin e hapjes, mjetet duhet të përdorin rrugët alternative.

Modifikuar më Premte, 22 June 2018 20:56
Login to post comments