Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Rinas-Kashar në afërsi të urës së Tiranës.
Në aksident janë përfshirë 3 automjete. Të paktën 6 persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.
Për pasojë është bllokuar qarkullimi në rrugën Rinas-Kashar.