Policia e Cërrikut ka arrestuar një çift bashkëshortësh nga Cërriku pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë kundrejt një pjesëtari të familjes.
Burime zyrtare nga policia thënë se Bardhul dhe Lavdije Kodra, 49 dhe 44 vjeçe, banues në fshatin Dushk, akuzohen se kanë rrahur kunatën e tyre, shtetases E.K., 32 vjeçe.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Bardhul Kodra, 49 vjeç, dhe Lavdije Kodra, 44 vjeçe, banues në fshatin Dushk, Belsh,(burrë e grua).
Shtetasit e lartpërmendur në banesë, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tyre, shtetases E.K., 32 vjeçe banuese në fshatin Dushk, Belsh.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.