Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00, në aksin rrugor Elbasan –Peqin.
Shtetasja A.D. 48 vjeçe, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka aksidentuar shtetasin Sokrat Bodurr, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Elbasan –Peqin, shtetasja A.D. 48 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan,
duke drejtuar mjetin tip “Opel” me targa AA 230 TK, ka aksidentuar shtetasin Sokrat Bodurr, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, i cili si pasojë e plageve të marra ka ndëruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.