KiE: Situata problematika, Shqipëria të mbrojë fëmijët nga dhuna

Diel, 24 June 2018 09:13

“Afrimi i Shqipërisë me BE - me rëndësi të jashtëzakonshme”, thotë për DW Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës. Dunja Mijatoviç shprehet se Shqipëria duhet t’i mbrojë fëmijët nga dhuna.

DW:  Znj. Mijatović, vizita juaj e parë në Shqipëri në detyrën e komisioneres së Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut u përqëndrua tek të drejtat e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuar. Si është situata, cilat janë problemet emergjente që duhen zgjidhur?

Ka dhunë në shkolla të mësuesve ndaj fëmijëve, të vetë fëmijëve mes tyre, ka dhunë seksuale, fëmijët janë dëshmitarë të dhunës në familje. Por ka angazhim të  autoriteteve për të siguruar mbrojtje më të mirë të fëmijëve përmes legjislacionit. Shqipëria miratoi vitin e kaluar  një ligj shumë të mirë në këtë drejtim por  mungon zbatimi i tij efikas dhe burimet e mjaftueshme. Jam e kënaqur që ka një konsensus të gjerë të gjithë aktorëve, se dhuna ndaj fëmijëve është e papranueshme dhe se duhet kultivuar në shoqëri toleranca "zero” për dhunën ndaj fëmijëve. Por mungojnë kapacitetet profesioniste për të  parandaluar dhunën ndaj fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuar. Në fokusin e vizitës time në Shqipëri ishte edhe niveli i arsimit gjithëpërfshirës. Legjislacioni shqiptar parashikon përfshirjen e të gjithë fëmijëve në arsimin e zakonshëm pa diskriminim në asnjë fushë. Vërtet ka një reformë lidhur me arsimin gjithëpërfshirës. Por ka nevojë për zbatimin më efikas të legjislacionit që të gjithë fëmijët, veçanërisht fëmijët romë dhe egjiptianë, fëmijët me aftësi të kufizuara të përfshihen në shkollat publike. Duhen  masa që të shmangin izolimin e fëmijëve romë, egjyptianë dhe atyre me aftësi të kufizuara dhe t'i integrojnë ata në shoqëri. Duhen përmirësime në aksesin e tyre në godinat publike, punësim. Shqipëria është në rrugën e drejtë lidhur me këto ҫështje por ka nevojë për shumë më tepër. Nëse duam të drejta njerëzore për të gjithë duhet të sigurohemi që jemi të gjithë të barabartë dhe kemi të njëjtat të drejta.

Trafikimi i fëmijëve është një çështje e nxehtë sidomos në kushtet e tentimit të emigrantëve ilegalë nga Shqipëria për të fituar azil në vendet e BE, edhe pse shifrat janë ulur ndjeshëm vitin e kaluar. Çfarë informacioni morët për këtë problem?

Nuk ka stastistika lidhur me trafikimin e fëmijëve. Por problemi më i madh është kontrabandimi i tyre. Jam informuar për masat që ka marrë qeveria në Shqipëri në pikat kufitare për të shmangur trafikimin dhe kontrabandimin e fëmijëve. Autoritetet shqiptare  janë në lidhje dhe dialog të vazhdueshëm me autoritetet e vendeve të BE për ta parandaluar  dhe eliminuar fenomenin. 

Shqipëria shpreson që në fund të këtij muaji Këshilli Europian i BE të marrë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Të drejat e njeriut për të gjithë përbëjnë një kriter edhe për të hapur negociatat. A është situata e të drejtave të njeriut në në Shqipëri në nivelin që kërkon hapja e negociatave?

Ka parametra të qartë të BE lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut apo ndryshe të të drejtave  të njeriut për të gjithë, që BE i kërkon Shqipërisë dhe vendeve të tjera që kanë statusin e vendit kandidat për t'i plotësojnë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Shqipëria të lëvizë sa më afër BE. Shpresoj që kjo të ndodhë. Këshilli i Europës do të vazhdojë ta ndihmojë Shqipërinë.

44342501 403

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...