Policia e Lezhës ka zbuluar 6 mina me telekomandë dhe ka arrestuar transportuesin e tyre. Personi i vënë në pranga është Eduard Sinanaj 40 vjeç. Minat ishin fshehur në bagazhin e makinës.
Më datë 23.06.2018, Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar " Udhëtimi " duke goditur një tjetër rast të tentativës për tregtim të minave me telekomandë.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi : - Eduard Sinanaj, 40 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale " Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit")
Në aksin rrugor Milot - Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, u kap me automjetin e tij tip Peugeot që po drejtonte, pasi në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale sëbashku me automjetin. Vepra penale në ngarkim të tij " Trafikim i armëve dhe municioneve" parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.