Në Berat babi ka mbajtur të izoluar djalin e tij 17-vjeçar, të cilin nuk e lejonte të dilte të dilte nga shtëpia prej disa ditësh.
Policia ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në lagjen “30-vjetori” në Berat.
Njoftimi i policisë:
Mbante peng dhe e dhunonte psikologjikisht djalin e tij. Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon konfliktin në familje, arrestohet autori.
Më datë 23.06.2018, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.D, 43 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat. Arrestimi i tij u krye pasi në banesë në lagjen “30 Vjetori”, ka mbajtur peng djalin e tij shtetasin A.D, 17 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.
Shtetasi A.D gjithashtu kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë për tju shmangur shoqërimit, duke i goditur me sëpatë e sende të forta, për pasojë u dëmtuan lehtë dy efektivë policie.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 110, 236/2, 130/a dhe 274 të Kodit Penal. Gjithashtu u përgatit Kërkesë Padia për Urdhër Mbrojtje të menjëhershëm, për shtetasin A.D.