Stuhia e së premtes duket se ka lënë pasoja edhe brenda godinës së Bashkisë së Tiranës. Uji ka arritur të depërtojë në zyrat të cilat ndodhen në katin e parë të ndërtesës dhe për pasojë shumë prej dokumenteve që ndodheshin aty janë lagur.
‘Respublica.al’ ka publikoi një foto, sipas saj, në një prej korridoreve të Bashkisë ku janë vendosur për t’u tharë letrat të cilat u lagën nga shiu.
Gjatë debatit rreth godinës së Teatrit Kombëtar, mediat e afërta me bashkinë dhe qeverinë, kanë publikuar shpesh herë pamje nga gjendja e godinës duke treguar amortizimin e saj ku edhe shiu depërton deri brenda, por mesa duket edhe godina e Bashkisë ka probleme sa i takon gjendjes së saj.