×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

17-vjeçari nga Berati mbron të atin: Nuk më mbajti peng...

Diel, 24 June 2018 14:06

Pas ngjarjes në djeshme Berat ku u raportua se babai 43-vjeçar, kishte marrë peng, e mbante të mbyllur djalin 17 vjeçar dhe e linte pa ushqim, detajet e reja, hedhin dritë mbi një tjetër version. Është vetë adoleshenti që sjell një version tjetër, ndërsa tregon dy orët e tmerrit të përplasjes me policinë, teksa sot i është rikthyer jetës normale. Ai mohon se babai e ka mbajtur peng për tre ditë dhe e ka lënë pa ushqim, por vetëm se me babanë ka pasur sherr në shtëpi dhe për ta trembur ka telefonuar policinë.

“Nuk është e vërtetë që babai më ka mbajtur të kyçur tre ditë dhe më ka lënë pa ushqim. Unë jetoj me babanë, dje kemi pasur një sherr dhe unë për ta trembur mora në telefon policinë. Kur erdhi policia i ra derës me forcë, por babai u tremb dhe nuk pranoi t’i hapte. Në këtë moment tensioni unë hipa në çati dhe i kërkoja policisë që të tërhiqej e të mos e shqyente derën pasi babi u tremb dhe humbi kontrollin. Por edhe pse unë kërkova që policia të mos hynte me forcë ata nuk më dëgjuan. Ato çka thuhen në media nuk janë të vërteta, sepse unë me babanë jetoja dhe nuk më ka mbajtur peng.

Kam rreth 16 vjet që jetoj me babanë. Që një vjeç më ka rritur ai, nëna është larguar. Unë e di që babai nxehet shpesh herë dhe humbet kontrollin, por unë nuk mund ta lë në burg sepse e kam baba”, deklaroi 17-vjeçari me iniciale A. D.

Ai sot është kthyer sërish në banesën e tij, ndërsa shoqërohet nga të afërmit. Ndërkaq, policia zyrtarisht ka arrestuar Admir Duron dhe e ka vënë nën akuzë për mbajtjen peng të djalit, dhunë në familje dhe kundërshtim me dhunë të efektivëve të Policisë.

Në një njoftim për shtyp, Policia deklaron se Admir Duro, gjatë ndërhyrjes kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë për t’ju shmangur shoqërimit, duke i goditur me sëpatë e sende të forta, për pasojë u dëmtuan lehtë dy efektivë policie. Gjithashtu për 17-vjeçari është lëshuar urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...