Janë bllokuar në portin e Durrësit një sasi e madhe eurosh, në një makinë që transportohej për në Shqipëri.
Sipas raportimeve bëhet fjalë për një shumë prej më shumë se 1.5 milionë eurosh. Deri tani mësohet se janë numëruar rreth 5 milionë euro, ndërkohë që numërimi vijon ende.
Po kështu burime nga policia bëjnë me dije se eurot me prerje të ndryshme nuk janë të falsifikuara.
Shumë e parave në valutë të huaj u gjet në një mjet tip ‘Toyota Yaris’ në portin e Durrësit. Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar.
Tre persona janë shoqëruar nga policia e prokuroria pas zbulimit të shumës marramendëse të eurove në Portin e Durrësit.
Dyshohet që të jenë para të siguruara nga aktivitete kriminale. Policia ka nisur hetimet për zbulimin e burimit të parave dhe destinacionin e tyre por nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar Policia e Shtetit.