Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë opinionin publik se ne vijim te ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Tirane - Durrës në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojë te hënën ne orën 06-00 te mëngjesit fazën e katërt te punimeve ne segmentin Shkozet - Durres ne drejtimin Tirane - Durres.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 deri ne 22:00 te dites se hene date 25/06/2018.
2. Trafiku ne drejtim Tirane-Durres devijohet ne mbikalimin e Shkozetit ne drejtim te rruges se unazes shkozetit dhe te ndjekin Shkozet - Durres ( zona kenetes) ose unazen e Shkozetit.
3. Ky devijim do te vazhdoje deri deri ne oren 22:00 date 25/06/2018
Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Shkozet - Durres do të fillojë ndërhyrja në drejtimin Durres - Tirane për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë gjate dites se hene skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.