“Duhet t’i jepet fund ndikimit të politikës në art, duke filluar nga mënyra sesi zgjidhen titullarët e institucioneve”. Ka qenë kjo deklarata e aktorit të madh të teatrit Kombëtar, Mirush Kabashi, i cili ka qenë i ftuar sot në emisionin e mëngjesit në Fax News
Kabashi e ka quajtur poshtërues ligjin e ri për Teatrin. ‘’Unë dua që të ushqejmë shoqërinë me etikë, të hedhim poshtë çdo urrejtje. Ligji i për Teatrin është poshtërues, artistët janë AND-ja e një shoqërie, duhen ruajtur”, u shpreh Kabashi.
Më tej i pyetur nga gazetari Xhaxhiu lidhur me një konflikt në distancë mes tij dhe drejtorit të Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, Kabashi kërkoi që biseda ‘’të mos ulej kaq poshtë”.
‘’Po kërkon nga unë një reagim, do të ishte mirë që mos ta ulnim kaq poshtë bisedën. Kam ndjerë trishtim sa e prekën edhe në familje pas reagimeve të shumta që pati ndaj tij, ndjeva trishtim dhe me këtë e mbyll. Nuk e kishte për herë të pare që bënte këtë reagim”, tha më tej Kabashi.