Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, në një status në rrjetet sociale ka komentuar raportin mbi fryrjen e administratës publike në dy vitet e fundit.
Sipas një përllogaritje të thjeshtë Spahiu thotë se 14 mijë persona më shumë në administratë i thonë 67 Milion euro më shumë paga nga buxheti në vit.
“Prandaj dhe zgjidhje e vetme për investime direkte janë PPP-t”, shkruan Spahiu.
Postimi i plotë
14,000 persona më shumë, punonjës në sektorin publik në vitin 2017, krahasuar me 2015. Kjo sipas të dhënave të zyrës së statistikave të sigurimeve.
Rezultati?
28,000 halle më shumë për shqiptarët që zgjidhje të vetme kanë emigracionin.
Përgjysmim i numrin të familjeve me ndihmë ekonomike, rritje e punësimit të militantëve të partisë për zgjedhjet e radhës.
Thjeshtë propagandë me uljen e numrit të ministrive, nga 16 në 11, për gjoja qeverisje të vogël dhe efecientë.
Një llogari e thjeshtë: 400 euro (paga mesatare e një punonjësi) x 12 (muaj) x 14,000 (numri i shtuar në dy vite) = 67 Milion euro më shumë paga nga buxheti në vit.
Shifër vërtet e frikshme. Prandaj dhe zgjidhje e vetme për investime direkte janë PPP-t...
Prandaj s'ka para as për Teatrin me Kulla por, dhe as Kullën me Stadium.