Rreth orës 12:03, policia e Vlorës bën me dije se në fshatin Gumenicë, shtetasi K.V., rreth 55 vjeç, është vetplagosur me armë zjarri në banesë.
Siç bëhet me dije, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.