Në vitin 2011, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, nisi një projekt të çmendur shkatërrimi të sheshit “Skënderbej”, në kuadër të të cilit, forma e re idiote e këtij sheshi të vdekur do furnizohej me ujë edhe nga një depozitë e gjatë përbri anës lindore të sheshit. Ky projekt, prej të marrësh, krejt i paparë në vende të tjera të Europës, ngeli në mes e nuk u zbatua sepse Rama për fat të mirë humbi zgjedhjet vendore të majit 2011. Mirëpo deri këtë kohë, kishte mundur të prishte lulishtet historike pas shtatores së Skënderbeut, si dhe kishte ndërtuar depozitat e betonin përgjatë vijës ku sheshi ndahet me pallatin e kulturës. Sigurisht Rama as donte t’ia dinte se këto depozita uji janë vetëm pak metra larg vendit ku ruhen mijëra e mijëra libra e gazeta, pjesë e fondit të Bibliotekës Kombëtare. Siç e ka për zakon ky anarkist e shkatërrimtar i lindur, kur i fiksohet një gjë (këtë rast një budallallëk me kosto shumë të lartë), e çon atë deri në fund me idiotësinë më të madhe. Depozitat e ujit, ishin menduar nga Rama për të hedhur ujin përpjetë në kohë vere, por tanimë po dëmtojnë kulturën tonë qysh në muaj të nxehtë.
Pas ardhjes në krye të bashkisë të zarit të Ramës, ErionVeliaj, pas estradave disamujore të “dëgjesave”, u zbatua tërësisht projekti i Ramës për sheshin “Skënderbej”, i cili bart shumë rreziqe për qytetin, por një prej dëmeve që vetëm sa ka dhënë shkëndijën e parë, është ai mbi Bibliotekën Kombëtare. Ironikisht, një ditë pas çmimit që i dhanë vetvetes Rama-Veliaj, depozitat e tyre nëntokësore, lëshuan ujin mbi librat e gazetat e Bibliotekës Kombëtare, mbi trashëgiminë kulturore të vendit, duke shkaktuar krimin e radhës. Kjo do jetë vetëm hera e parë, pasi ky problem nuk zgjidhet ndryshe: ose do ikë biblioteka, ose do shembet sheshi. Vetëm për këtë krim, duhet të ikin nga sytë këmbët, edhe Rama, edhe Veliaj.