Ish Ministri i jashtëm dhe deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka qenë sot në një vizitë në Strasburg ku është takuar me Presidentin e Komisionit Europian, Z.Juncker. Kryefjala e takimit mes tyre ka qenë hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas deputetit Tritan Shehu hezitimet e disa vendeve për anëtarësimin janë të forta pasi lidhen me problemet serioze qe ka Shqipëria. Megjithatë duhet bërë e pamundura për zgjidhjen më të mirë të mundshme, deri çastin e fundit ka theksuar ai.