Artistët janë mbledhur serish sot për të protestuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar,
Aktori Neritan Liçaj u është përgjigjur akuzave që ju bënë sot nga kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Ai tha se nuk ndryshon asgjë edhe kur e sulmojnë dhe shtoi se kush e njeh e di shumë mirë se kush është.
“Jetën nuk ma marrin dot, bukën nuk marrin marrin dot. Ka dy lloj burrash, ka burra shteti dhe burra pushteti. Këta tanët janë burra pushteti dhe tregojnë ambicie dhe ego për pushtet”, u shpreh Neritan Liçaj.