Ka nisur faza e pestë e punimeve në segmentin Ura e Dajlanit – Mbikalimi Sukth në drejtimin Durrës – Tiranë në kuadër të ndërhyrjes emergjente në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, devijimi i trafikut ka nisur tashëm prej orës 6:00 të mëngjesit.
Sa i takon automjeteve që udhëtojnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës, sipas ARRSH-së duhet devijohen te Ura e Dajlanit dhe të vazhdojnë në rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit dhe në vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë ose të vazhdojnë në rrugën dytësore.
Ndërkohë, ky devijim do të përfundojë po ditën e martë në orën 24:00. Ndërkohë, ARRSH shton më tej se plani i menaxhimit të trafikut mund të ndryshojë në varësi të kushteve të motit.
Ndërsa, kanë përfunduar punimet e fazës së katërt në segmentin Ura e Shkozetit-Ura e Dajlanit drejtimi Tiranë-Durrës kanë përfunduar dhe segmenti rrugor është i hapur për trafikun përpara afatit të parashikuar.