1.5 milionë euro xhiro, goditet grupi shqiptar i drogave të forta

Tuesday, 26 June 2018 13:57

Një aksion policor në Itali ka goditur një bandë që merrej me trafik droge. Siç raporton “La Repubblica”, 14 persona u arrestuan: 9 nga Afrika, katër shqiptarë dhe një italian.

Hetimi që çoi në realizimin e operacionit policor të koduar “Tabula” ka zgjatur 15 muaj, kohë gjatë së cilës janë sekuestruar rreth 23 kilogramë drogë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 615 mijë euro cash.

Grupi shiste kryesisht heroine, por edhe kokainë e hashash. Dyshohet se nga ky aktivitet grupi me rreth 120 klientë, ka gjeneruar rreth 1.5 milionë euro në rreth 1 vit.

Heroina blihej nga shqiptarët dhe shpërndahej në veçanti nga tunizianët; kokaina blihej po nga shqiptarët së bashku me italianin.

Ky i fundit ka një aktivitet tregtar në Parma, ku efektivët sekuestruan rreth 50 mijë euro, që dyshohet se janë përfituar nga trafiku i drogës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...