Kjo pemë me këtë trung të moçëm ndodhet në një pyll në kufirin mes Gramshit dhe Elbasanit. Bëhet fjalë për një dru shekullor që duket edhe në pamjen e lirë me sy. Ai ndodhet mes fshatrave Kabash në Gramsh dhe Zavalinë në Elbasan.
Analizat e shërbimit pyjor e kanë nxjerrë atë me moshë mbi 300 vjeçare. Por mund të jetë edhe më shumë.
Çuditërisht ky dru nuk është shpallur monument natyre dhe ‘Zoti’ e ka ruajtur deri më tani nga prerja apo djegia.
Interesant mbetet fakti se çfarë emri mban ky dru. Disa e emërtojnë atë man të zi, të tjerë i vendosin emra sipas zonës ku banojnë. Por një gjë është e nevojshme. Ky dru shekullor duhet mirëmbajtur sa më shpejt. Sepse ka një moshë dhe formë të tillë që mund të tërheqë çdo vizitor.
Ai është një nga mrekullitë natyrore që i shtohen Gramshit.