Të ardhura në buxhet – TVSH-ja dhe tatim-fitimi paraqiten me rënie

Tuesday, 26 June 2018 17:47

5 muajt e parë të vitit janë mbyllur me të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit në raport me planin. Shkak për këtë është bërë rënia e të ardhurave nga TVSH-ja dhe tatim-fitimi të cilat nuk janë realizuar në masën e pritur, edhe pse qeveria ka ulur pragun e TVSH-së për bizneset e vogla në 2 milion lekë nga 1 Prilli. Referuar treguesve fiskalë të publikuara nga Ministria e Financave, të ardhurat nga “T.V.SH-ja” në total, janë realizuar në vlerën 56.5 miliardë lekë, ose 95.2%. Rritja e importit të karburantit ka ulur prodhimin vendas të këtij produkti dhe si rrjedhojë të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit.

Ndërsa të ardhurat nga “Tatimi mbi Fitimin” janë realizuar në vlerën 15.6 miliardë lekë, ose 94% e planit. Po ashtu, edhe në këtë zë të buxhetit të shtetit, situata energjetike ka dhënë efekte në rezultatin financiar të kompanive të sistemit energjitik, çka u reflektua në uljen e fitimit të tatueshëm dhe tatimit të paguar në vitin 2018.

Në tërësi, në 5 mujori 2018, të ardhurat u regjistruan 3.1 miliardë apo 1.8 për qind më shumë se një vit më parë dhe në muajin Maj të ardhurat e përgjithshme arritën në rreth 179.9 miliardë lekë, me një realizim në masën 96.5 për qind të planit të periudhës. Ndërsa Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e pestë të vitit 2018, arritën në rreth 179.3 miliardë lekë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...