Kartmonedhat e huaja të padeklaruara që u gjetën brenda dy makinave “Toyota Yaris” mbrëmjen e së dielës do ruhen në Bankën e Shqipërisë. Bëhet fjalë për 3,366,800 euro, 80,000 franga zvicerane dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë grupuar në dy qese dhe pritet të përdoren si provë për hetimet e mëtejshme.
Siç shihet edhe në foto milionat e eurove janë futur në qese provash. Mësohet se këto qese kanë një numër unik dhe janë njëpërdorimshe. Pra, nëse hapen dëmtohet edhe kodi numerik.
Paratë në fjalë mësohet se janë transportuar në Bankën e Shqipërisë dhe do të ruhen aty deri sa të përfundojë hetimi për të akuzuarit, 4 të arrestuarit Agim Çeka, Edi Lika, Klevi Lika, Alban Mollaymeri dhe dy të shpallurit në kërkim Elvis dhe Alfred Vladi.