Bomba Veliaj-Rama në sheshin “Skënderbej” do ta thërrmojë Bibliotekën Kombëtare

Tuesday, 26 June 2018 18:36
Objekt tjetër nëntokësor i sheshit, i cili ka rrezikuar perimetrin e sigurisë së Bibliotekës Kombëtare Objekt tjetër nëntokësor i sheshit, i cili ka rrezikuar perimetrin e sigurisë së Bibliotekës Kombëtare

Bomba Veliaj-Rama në sheshin “Skënderbej” do ta thërrmojë Bibliotekën Kombëtare

Biblioteka Kombëtare ka fatin e keq të jetë nën efektin e një bombe nëntokësore në sheshin “Skënderbej”. Depozitat e mëdha të ujit të ndërtuar nga Edi Rama e të vijuara nga Erion Veliaj vetëm për një fiksim jo prej të mençuri, do ta shkatërrojnë tërësisht fondin e librave të Bibliotekës Kombëtare. Mbase publiku nuk e di, por uji i ardhur nga depozitat nëntokësore të shkatërrimtarëve Rama-Veliaj, del në formë burimore në dyshemenë fundore të Bibliotekës Kombëtare. Të gjitha këto depozita uji janë të dëmshme për bibliotekën dhe kanë dëmtuar perimetrin e sigurisë së saj. Nëse e keni vënë re, dy shkatarraqët që i vunë vetes çmimin e shkallmuesit të bibliotekës, nuk kanë dalë në asnjë rast të japin deklarata. E pra, këta të sëmurë për të qenë gjithë ditën e natën nëpër ekrane të televizioneve, pse kanë heshtur? Pse nuk del kryeagjitatori i bashkisë dhe kryetellalli i Kryeministrisë? Janë drejtpërdrejt përgjegjës për gjendjen e rëndë. Ata janë shkatërrimtarët e vërtetë të Bibliotekës Kombëtare. Atyre u është bërë mendja vetëm para dhe beton. Këta arrogantë, megalomanë, e aspak shtetarë, kanë sjellë një prej katastrofave më të paimagjinueshme më parë, kanë cenuar trashëgiminë tonë kulturore, kanë prekur kujtesën tonë.

E meqë jemi te evidentimi i skandalit të sheshit “Skënderbej”, po paraqesim një foto tjetër të një objekti shumë afër fondit të librave të Bibliotekës Kombëtare. Edhe ky ka dëmtuar perimetrin mbrojtës. Për çfarë i duhej Ramës dhe Veliajt ky objekt tjetër?

Modifikuar më E mërkurë, 27 June 2018 19:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...