Policia e Lezhës dje, në aksin rrugor Thumanë–Lezhë, në vendin e quajtur Gjormë, kapi në flagrancë Kristal Bratin, 25 vjeç, banues në Has. Ky shtetas i ka ofruar 5000 lekë punonjësit të policisë rrugore, për të shmangur gjobën pasi me mjetin e tij, Golf 5, qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara të konstatuar nga Radari.
Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua shuma monetare. Arrestimi i tij në flagrancë u krye për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.