Një shtetas shqiptar ka humbur jetën pas një përleshje në Peristeri të Athinës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para te së mërkurës.
Viktima, i moshës 26 vjeç, ishte goditur me sende te forta dhe nuk u rezistoi dot plagëve duke ndërruar jetë në spital.
Policia po heton mbi shkaqet e ngjarjes dhe gjetjen e autorëve.