Pasi Kryebashkiaku Erion Veliaj nxorri sot lajmin se kishte arritur një marrëveshje me artistët për Teatrin Kombëtar, vjen reagimi i artistëve.
"Kemi pasur një takim si gjithë takimet e tjera, diskutuam për negocimin mes palëve. Do vazhdojmë me diskutimet. Disktuam për hapjen e konkursit ndërkombëtar për Teatrin. Ishte një diskutim, nuk e di ku e shikoni marrëveshjen, ka pohuar Alfred Trebicka për Faxweb.
Ndërsa i pranismi tjetër në takim, Altin Basha u shpeh: "Kemi kërkuar që territori Teatri Kombëtar të mos preket. Në teatër nuk do ketë zhvillime dhe ndërtime. Kemi shtuar në komisionin që do negociojë, dy përfaqësues të komunitetit. Hapa përpara drejt përfundimit të një marrëveshje. Nuk do të ketë kulla në territorin e teatrit".
Me këto deklarata artistët vërtetojnë dhe një herë se janë të palëkundur në rrugën e tyre për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga shembja.