Viti zgjedhor 2017 ka sjellë një bum ndërtimesh të paligjshme në gjithë territor.
Scan ka zbardhur raportimet zyrtare të prokurorive në gjithë vendin, sipas të cilave numri i ndërtimeve pa leje është rritur me 122% krahasuar me një vit më parë.
Nga 893 procedime të kryera në vitin 2016, numri ka kërcyer në 1.987 për vitin zgjedhor 2017.
Rritje ka shënuar edhe numri i personave të përfshirë në këtë vepër penale. Prokuroritë raportojnë se numri i të pandehurve të regjistruar është rritur me 86 % në vitin zgjedhor.
Numri i procedimeve të dërguara në gjykatë është rritur 48,5 % dhe numri i të pandehurve të dërguar në gjykatë është rritur 47,6 %.
Numrin më të madh të procedimeve të regjistruara për këtë vepër penale e ka prokuroria e shkallës së parë Tiranë, që përbën 23% të numrit total të procedimeve në shkallë vendi dhe në vijim prokuroria e shkallës së parë Shkodër që ka regjistruar 19 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi.